Sport

Nga shok ekipi tani trajner, Sané takohet me Kompany 5 vjet më pas: "Ai e parashikoi"

“Te Manchester City ai kujdesej shumë mirë për ne lojtarët e rinj, na mbështeste. Jam i bindur se ai do të bëjë një punë të mirë në Bayern Munich si trajner”.

7 Qershor 2024, 16:19 Nga DOSJA

GJERMANI - Nga viti 2016 deri në vitin 2019, për tre vjet, Vincent Kompany dhe Leroy Sané ishin bashkëlojtarë te Manchester City.

Sot, pesë vjet pas ndeshjes së fundit të luajtur së bashku me fanelën e Citizens, belgu është trajner i Bayern Munich, atje ku ende luan Leroy Sané. Një histori kurioze, të cilën duke qeshur e tregon edhe vetë anësori ofensiv gjerman:

 “Ai ishte një lider absolut si lojtar. Te Manchester City ai kujdesej shumë mirë për ne lojtarët e rinj, na mbështeste. Jam i bindur se ai do të bëjë një punë të mirë në Bayern Munich si trajner.

Te Manchester City, një ditë ai më tha se do të bëhej trajneri im. I thashë që kjo nuk do të ndodhte, por ja ku jemi për fat të keq... po bëj shaka. Jam shumë i lumtur që ai është trajneri ynë”.

Nga shok ekipi tani trajner, Sané takohet me Kompany 5 vjet më pas:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...