Sport

Shevchenko “bekon” Paulo Fonsecan: "Ai është një person kompetent dhe i denjë"

Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht dhe president i Federatës së Ukrainës, vlerëson trajnerin portugez

7 Qershor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Shevchenko “bekon” Paulo Fonsecan: "Ai është një

ITALI - Andriy Shevchenko ka dhënë një intervistë për gazetën 'La Gazzeta dello Sport' ku ka diskutuar për rolin e tij të ri në kombëtaren e Ukrainës, kalimin e mundshëm të Paulo Fonseca te AC Milan dhe ka treguar për kandidatët e mundshëm për fitore në “Euro 2024”. 

Pasi përfaqësoi kombëtaren e Ukrainës si lojtar dhe trajner, ish-sulmuesi 47-vjeçar mori kryesinë e Federatës së Ukrainës në janar dhe aktualisht është krenar që sheh "rritje të të gjitha skuadrave, madje edhe në nivelin e të rinjve." 

Lidhur me situatën aktuale të Milanit dhe ardhjen e mundshme të Paulo Fonsecas, ish-sulmuesi kujtoi punën e mirë që portugezi bëri në Ukrainë, me Shakhtarin, por tha se nuk e dinte se çfarë planesh ka klubi në mendje. “Ai është një person kompetent dhe i denjë,” shtoi ai. 

Lidhur me nevojën e kuqezinjve për të nënshkruar me një sulmues pas largimit të Giroud, Shevchenko tha se kjo është e detyrueshme, veçanërisht sepse ka qenë një nga problemet e fundit të kuqezinjve.

"Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Pa të, do të nevojitet një tjetër sulmues i aftë për të shënuar 16 deri në 17 gola",- tha ish-ndërkombëtari ukrainas.

Me kampionatin evropian në prag, Shevchenko tregon Anglinë, Francën, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë, si favoritë për të fituar dhe supozon se kjo gjeneratë në Ukrainë është ajo me më shumë zgjidhje në dispozicion.

"Është sigurisht trajneri ai që ka më shumë zgjidhje në dispozicion. Është një brez plot diversitet, me dy portierë shumë të fortë. Por është aftësia për të ndryshuar dhe mënyra se si trajneri e bën ekipin të luajë që më kënaq."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Qershor 2024, 12:00

Ka një rast Kevin De Bruyne…

BELGJIKE - “Kërcënimi” nga Arabia Saudite duket qartë rreth yjeve të futbollit. Strategjia, që ata duan të...