Drejtonte pa leje drejtimi motomjetin pa targa, procedohet 20-vjeçari në Fier
foto ilustruese FIER- Një i ri 20-vjeçar është proceduar në Fier ditën e sotme për drejtim mjeti paleje drejtimi si dh...
Sipas dëshmisë së dy punonjësve në polici vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.
DHËRMI - Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerlda Shehu vrau me armë zjarri recepsionistin në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.
Trupi i viktimës u gjet paaraditen e sotme, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Autori i ngjarjes është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa sot janë bënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij, punonjësit e hotelit "Greccia", Daniel Qosja dhe David Larti.
Sipas dëshmisë së dy punonjësve në polici vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.
Pas vrasjes, Qosja dhe Larti i kanë hequr rrobat recepsionistit dhe ja kanë djegur në furrën e picave. Më pas, referuar dëshmisë së tyre, të detyruar pasi 43-vjeçari i ka kërcënuar se do t'i vriste, kanë ndihmuar Shehun, të mbështjelli trupin me qeset e mbeturinave dhe e kanë futur në makinë. Pasi ka hedhur trupin, autori është kthyer sërish në hotel ku ka marrë pasaportën dhe lekë që të largohej drejt Greqisë, ku dhe u arrestua në aeroport. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli.
NJOFTIMI I POLICISË:
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.
foto ilustruese FIER- Një i ri 20-vjeçar është proceduar në Fier ditën e sotme për drejtim mjeti paleje drejtimi si dh...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se një 19...
foto TIRANË- Një skandal ka ndodhur lidhur me tenderin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në spitalin e Beratit. B&eu...
Foto ilustruese SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve ka dalë më një reagim pas raportimeve për vdekjen e të burgosurit, Eduard Koka....
Foto ilustruese TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen me short...
foto ilustruese DHËRMI- Arrestohen dy turistë anglezë në Dhërmi. Mësohet se gjatë kontrollit u janë gjetur doz...
eraldo nevruzi DHËRMI- Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili u ekzekutua dje pak pas mesnate me ar...
spak TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikimit të emigr...
pamje nga vendngjarja PËRMET- Shtatë turistë të huaj janë shpëtuar nga punonjësit e policisë. Bëhet me dije se...
Mirela Bogdani TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP është mbledhur për të zgjedhur ...