Aktualitet

Shkarkimi i Alfred Ballës nga vettingu, Mirela Bogdani zgjidhet kryetarja e re e KLP-së

Kjo mbledhje është zhvilluar pak kohë pas shkarkimit të Alfred Ballës dhe përjashtimit me 15 vite nga drejtësia. Në garën për të marrë drejtimin ishte vetëm Mirela Bogdani e cila fitoi postin. 

7 Qershor 2024, 10:40 Nga DOSJA
Shkarkimi i Alfred Ballës nga vettingu, Mirela Bogdani zgjidhet kryetarja e
Mirela Bogdani

TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP është mbledhur për të zgjedhur drejtuesin e ri. Ndërkohë raportohet se është zgjedhur Mirela Bogdani si kryetarja e re e KLP-së.  Kjo mbledhje është zhvilluar pak kohë pas shkarkimit të Alfred Ballës dhe përjashtimit me 15 vite nga drejtësia. Në garën për të marrë drejtimin ishte vetëm Mirela Bogdani e cila fitoi postin. 

Bogdani para se të merrte postin tha se nëse do jetë kryetare e KLP-së do të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe do të bashkërendojë me institucionet e tjera me drejtësinë.

"Për mua është tepër e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë, që kanë insistuar punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kanë vijuar mbështetjen. Do të vijoj punën me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë. Do të punoj për rregullimin e infrastrukturës të zyrave të KLP. Një fokus tjetër do të jetë bashkëpunimi me KLGJ, bashkëpunimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe me shkollën e magjistraturës.

Synoj të reformoj sistemin gjyqësor. Dëshiroj të përmbush të gjitha kushtet që ka vendosiur BE, me qëllim që drejtësia në vend të bëjë përpara. Synoj të rris edhe nivelin e kapaciteteve njerëzore, ku do të merren parasysh kriteret e meritokracisë dhe standardeve ndërkombëtare, ashtu edhe t’i jap rëndësi statusit të nëpunësit civil. Një pikë tjetër është edhe etika, që të ketë jetësim tjetër standardi," tha Bogdani.

 

klp mirela bogdani alfred balla

Sondazh

Poll