Aktualitet

Drejtonte pa leje drejtimi motomjetin pa targa, procedohet 20-vjeçari në Fier

Po ashtu një i ri gjerman ka denoncuar në komisariatin e policisë në Lushnje se i ka humbur portofoli me një shumë parash dhe disa dokumenta në të. 

7 Qershor 2024, 11:44 Nga E. D
Drejtonte pa leje drejtimi motomjetin pa targa, procedohet 20-vjeçari
foto ilustruese

FIER- Një i ri 20-vjeçar është proceduar në Fier ditën e sotme për drejtim mjeti paleje drejtimi si dhe pa targa. Po ashtu një i ri gjerman ka denoncuar në komisariatin e policisë në Lushnje se i ka humbur portofoli me një shumë parash dhe disa dokumenta në të. 

Njoftimi i Policsë:

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Topojë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Në Komisariatin e Lushnjës ka bërë kallëzim shtetasi gjerman J. G., 29 vjeç, banues në Gjermani, se ditën e djeshme, ndërkohë që udhëtonte me një automjet, në Lushnjë, ka konstatuar se i kishte humbur portofoli ku pa patur një shumë parash dhe disa dokumente. Po punohet për gjetjen e portofolit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e fierti

Sondazh

Poll