Aktualitet

U bllokuan në një kanion në “Shpellën e Pëllumbave”, shpëtohen 7 turistët e huaj në Përmet

Turistët duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

7 Qershor 2024, 10:36 Nga E. D
U bllokuan në një kanion në “Shpellën e
pamje nga vendngjarja

PËRMET- Shtatë turistë të huaj janë shpëtuar nga punonjësit e policisë. Bëhet me dije se ato kishin mbetur të bllokuar në një kanion në “Shpellën e Pëllumbave” në Përmet. Turistët duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Ndërkohë nenjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur për në vendngjarje. Gjithashtu punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Mësohet se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

permet turiste

Sondazh

Poll