Aktualitet

Skandal me mbetjet spitalore/ Arrestohen disa persona, fituan tender me dokumenta të falsifikuara (EMRAT)

Shoqëria e përdorur rezulton të mos ketë patur teknologjinë e duhur ndaj si rrjedhojë mbetjet e rrezikshme nuk u asgjësuan duke shkaktuar probleme për shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

7 Qershor 2024, 11:40 Nga S.B
Skandal me mbetjet spitalore/ Arrestohen disa persona, fituan tender me
foto

TIRANË- Një skandal ka ndodhur lidhur me tenderin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në spitalin e Beratit. Bëhet me dije se disa persona nëpëmjet subjekteve që administronin në bashkëpunim kanë patur tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Shoqëria e përdorur rezulton të mos ketë patur teknologjinë e duhur ndaj si rrjedhojë mbetjet e rrezikshme nuk u asgjësuan duke shkaktuar probleme për shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Si pasojë e kësaj është arrestuar 30-vjeçari Elvis Miri për veprat penale: falsifikimi i dokumenteve, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rrezikshme. Ndërkohë me detyrim paraqitje është dënuar 45-vjeçarja Elidiana Shehu si dhe 39-vjeçari Laert Shehu për falsifikim dokumentash.

Me pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes nga vendi janë dënuar tetë persona pasi kanë shpërdoruar detyrën, përkatësisht Jorida Shabaku 35 vjeçe, Edmond Palushi 59 vjeç, Arben Marku 53 vjeç, Norbert Dacaj 42 vjeç, Alba Kurti 39 vjeçe, Besarta Leka 30 vjeçe, Ilir Bardhi 48 vjeç dhe Kejdi Ahmetaj 33 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin L. Sh., 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane

Sondazh

Poll