Aktualitet

Vdekja e 45-vjeçarit në burgun e Reçit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Eduard Koka shfaqi probleme me frymëmarrjen, humbi jetën në spital!

Koka humbi jetën dy muaj pasi ishte arrestuar për drogë. 45-vjeçari ishte ankuar tek punonjësi i burgut se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm. 

7 Qershor 2024, 11:34 Nga N.F
Vdekja e 45-vjeçarit në burgun e Reçit/ Reagon Drejtoria e
Foto ilustruese

SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve ka dalë më një reagim pas raportimeve për vdekjen e të burgosurit, Eduard Koka. Për mes reagimit Drejtoria e Burgjeve bën me dije se po heton rastin e vdekjes të Eduard Kokës.

Koka humbi jetën dy muaj pasi ishte arrestuar për drogë. 45-vjeçari ishte ankuar tek punonjësi i burgut se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm. 

Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45.

Reagimi i plotë: 

Sot, më datë 07.06.2024 në orën 07:45, i paraburgosuri në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç-Shkodër, Eduard Gjon Koka ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm. Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45.

Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike, lindur më 14.03.1979 në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, ishte i martuar dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 02.04.2024 për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. I ndjeri ishte akomoduar në IEVP Reç me datë 02.06.2024, i transferuar nga IEVP Lezhë. Në kartelën e tij mjekësore nuk referohen probleme shëndetësor.

Ngjarja është nën hetim nga autoritetet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe IEVP Reç i shpreh ngushëllimet familjes e të ndjerit dhe sigurojnë opinionin publik se do të bëjnë gjithçka për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të burgosurve.

eduard koka vdekje ne burg

Sondazh

Poll