Aktualitet

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Grupi kriminal pajiste pasaporta false emigrantët, mes të arrestuarve edhe një polic

Operacioni i SPAK është kryer në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë.

7 Qershor 2024, 10:48 Nga r.ll
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Grupi kriminal pajiste pasaporta false
spak

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Operacioni i SPAK është kryer në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë. Raportohet se gjithsej janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Po ashtu, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa "arrest shtëpie".

Sipas informacioneve i përfshirë në aktivitetin e grupit kriminal eshtë edhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët. Pritet një reagim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, për informacione të detajuara.

spak trafiku i emigranteve

Sondazh

Poll