Sport

Befason Koeman, një 21-vjeçar do të mbrojë portën e Holandës në “Euro 2024”...

Portieri i ri 21-vjeçar Bart Verbruggen, në konkurrencë me Mark Flekken, do të jetë titullar gjatë Euros, sipas trajnerit Ronald Koeman.

5 Qershor 2024, 16:25 Nga DOSJA
Befason Koeman, një 21-vjeçar do të mbrojë portën e
Bart Verbruggen do të jetë portieri numër 1 i Holandës në Euro 2024

HOLANDE - Bonus për të rinjtë. Portieri i Brighton, Bart Verbruggen, 21 vjeç, u konfirmua nga trajneri i tij në pozicionin e tij si titullar në portën e Holandës, në dëm të portierit të Brentford, Mark Flekken (30).

Kjo është pjesë e trendit që është shfaqur muajt e fundit në kombëtaren holandeze, me Flekken që ka nisur vetëm një here si titullar në gjashtë ndeshjet e fundit të ‘Portokallinjve’.

Ronald Koeman u dha fund spekulimeve në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë: "Për disa javë, ishte e qartë për mua se Bart do të ishte zgjedhja e parë për portier,"- tha ai.

Verbruggen, me vetëm 5 ndeshje që nga tetori 2022, do të duhet të sigurojë stabilitet në një pozicion, ku kombëtarja e tij ka patur vështirësi për të instaluar një startues të rregullt. Portieri i Heerenveen, Andries Noppert, startoi në Kupën e Botës në Katar, nën drejtimin e Louis van Gaal, por nuk është thirrur që nga ardhja e Ronald Koeman, pas eliminimit. Portieri i Feyenoord-it, Justin Bijlow, është portieri i tretë në listë.

Verbruggen ishte entuziast për lajmin: "Unë po buzëqesh, nga veshi në vesh, kur dëgjova lajmin,- tha ai. - Nuk ndjej asnjë presion, ndoshta do të vijë më vonë, sepse është pjesëmarrja ime e parë në një turne të madh. Por ndjej se partnerët e mi kanë besim tek unë”. Holanda është vendosur në Grupin D, ku bëjnë pjesë Franca, Austria dhe Polonia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll