Sport

ZYRTARE/ Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit

Kontratë deri më 30 qershor 2027. “Angazhimi im do të jetë total”,- thotë trajneri Antonio Conte

5 Qershor 2024, 14:08 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit

ITALI - Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Klubi e zyrtarizoi në faqen e tij të internetit, duke shpjeguar se "Conte merr rolin e trajnerit të ekipit të pare, pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2027".

Presidenti Aurelio De Laurentiis është "shumë krenar", sipas të cilit "Antonio është një trajner i lartë, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm do të mund të fillojë pas përfundimit të ciklit, që na çoi në fitimin e ‘scudetos’ vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian. Sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, shprehet ai.

"Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t'u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Conte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll