FSHF, kurs për formimin e Drejtorëve të rinj Teknikë në futbollin shqiptar...
TIRANE - Ka ngritur siparin kursi i Drejtorit Teknik, që organizohet për herë të parë nga FSHF në vendin tonë. Një kurs ...
Imazhi i kuqezinjve është kuruar sërish nga atelier “Altin Mici” për Europianin “Gjermani 2024”

AUSTRI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.
Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në “Euro 2016”, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.
Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve.
Në një prononcim për Fshf.org, presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.
Ndërsa, stilisti Altin Mici theksoi krenarinë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shprehu dëshirën që të jetë sa më i suksesshëm edhe në të ardhmen.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Ka ngritur siparin kursi i Drejtorit Teknik, që organizohet për herë të parë nga FSHF në vendin tonë. Një kurs ...
ITALI - Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Klubi e zyrtarizoi në faqen e tij të internetit, duke shpjeguar se "Conte merr rolin e ...
GJERMANI - Marc-André Ter Stegen, portieri i Barcelonës dhe kombëtares gjermane, e përshkroi zëvendësimin e tij në Kam...
FRANCE - Novak Djokovic, 37 vjeç, njoftoi dje tërheqjen e tij nga ‘Roland Garros’, pasi pësoi një çarje në menisku...
ANGLI - Kevin De Bruyne, një nga figurat kryesore të Mançester Cytit të Pep Guardiolës, deklarohet i hapur për ...
SPANJE - Ditë takimesh në Valdebebas, vendime që do të merren për të ardhmen e bardhezinjve në sezonin 24-25. Para se të...
FRANCE - Një ish-punonjës i Keylor Navas, portier i Real Madridit nga viti 2014 në 2019, i Levantes nga 2012 në 2014 dhe i Albacet...
ANGLI - Pasi falënderoi Mauricio Pochettino në fund të sezonit, Chelsea nuk humbi shumë kohë për të gjetur një zëve...
SPANJE - Duke kaluar përmes ‘Jijantes’, Joan Laporta u rikthye te largimi i Xavit, i cili fillimisht do të vazhdonte në krye të ...
ITALI - Fiorentina sapo ka zbuluar emrin e trajnerit të saj të ri këtë të martë. Raffaele Palladino ka nënshkruar një ko...