ZYRTARE/ Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit
ITALI - Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Klubi e zyrtarizoi në faqen e tij të internetit, duke shpjeguar se "Conte merr rolin e ...
Nis kursi i Drejtorit Teknik… Roberto Samaden e Stefano Bonaccorso nga Atalanta mbajnë leksione si të ftuar nga FSHF
TIRANE - Ka ngritur siparin kursi i Drejtorit Teknik, që organizohet për herë të parë nga FSHF në vendin tonë. Një kurs shumë specifik që do të zgjasë 8 muaj dhe që do të krijojë brenda një rruge teknike një figurë që të mund të drejtojë trajnerët përmes një metodologjie, strategjie dhe filozofie për të ndërtuar një talent të ri.
Në seancën e parë të kursit i ftuar special nga FSHF ishte Roberto Samaden, i cili ndau eksperiencën e tij me kursantët e kursit të Drejtorit Teknik në “Shtëpinë e Futbollit”.
Samaden ka një karrierë të lavdishme, teksa është menaxher i sektorit të të rinjve të Atalantës, ndërsa për 33 vite ka punuar edhe te klubi i Interit, duke zhvilluar dhe arritur suksese me akademinë zikaltër. Gjatë një prononcimi Samaden tha që është një ide shumë e mirë të investohet në këtë kurs dhe vlerësoi vizionin e Presidentit Duka për të zhvilluar futbollin e të rinjve.
“Besoj që është një ide shumë e mirë të investohet në kursin e Drejtorit Teknik. Kam folur me Presidentin Duka kohët e fundit dhe ka një dëshirë shumë të madhe për të zhvilluar futbollin e të rinjve në Shqipëri. Mendoj që kjo është pika e fillimit për të formuar drejtues të aftë, për të zhvilluar sektorin e të rinjve dhe t’i japë mundësinë djemve dhe vajzave për t’u rritur jo vetëm jashtë Shqipërisë. Ky projekt mendoj që është një ide e shkëlqyer”- tha fillimisht Roberto Samaden, i cili zbuloi edhe temat që diskutoi në këtë leksion të parë të kursit të Drejtorit Teknik.
“Që nga viti 2019-të së bashku me Drejtorin Fulvio Pea kemi trajnuar shumë drejtorë teknik. Folëm edhe për eksperiencën bazuar në ato që kam kaluar unë si Drejtor Teknik. E kam filluar karrierën si trajner dhe më vonë si përgjegjës për të arritur këtu ku jam sot.
Ndihem krenar që jam menaxher i sektorit të të rinjve të Atalantës. Duhet një punë e madhe, tregova rëndësinë që ka analizimi i pikave të rëndësishme në të cilat djemtë e vajzat duhet të ndihen mirë dhe të argëtohen kur luajnë, që në të ardhmen të bëhen lojtarë të mire,” - përfundoi Roberto Samaden.
Gjithashtu i ftuar nga FSHF për të mbajtur një leksion për kursantët e kursit të Drejtorit Teknik ishte edhe Stefano Bonaccorso, i cili punon me Roberto Samaden te klubi i Atalantës. Bonaccorso është përgjegjësi i futbolli të bazës te klubi i Atalantës dhe në leksionin e tij në “Shtëpinë e Futbollit” foli se si duhet punuar për të zhvilluar futbollin e fëmijëve. Përveç seancës teorike Bonccorso zhvilloi edhe nje seancë praktike në fushë për kursantët.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Klubi e zyrtarizoi në faqen e tij të internetit, duke shpjeguar se "Conte merr rolin e ...
GJERMANI - Marc-André Ter Stegen, portieri i Barcelonës dhe kombëtares gjermane, e përshkroi zëvendësimin e tij në Kam...
FRANCE - Novak Djokovic, 37 vjeç, njoftoi dje tërheqjen e tij nga ‘Roland Garros’, pasi pësoi një çarje në menisku...
ANGLI - Kevin De Bruyne, një nga figurat kryesore të Mançester Cytit të Pep Guardiolës, deklarohet i hapur për ...
SPANJE - Ditë takimesh në Valdebebas, vendime që do të merren për të ardhmen e bardhezinjve në sezonin 24-25. Para se të...
FRANCE - Një ish-punonjës i Keylor Navas, portier i Real Madridit nga viti 2014 në 2019, i Levantes nga 2012 në 2014 dhe i Albacet...
ANGLI - Pasi falënderoi Mauricio Pochettino në fund të sezonit, Chelsea nuk humbi shumë kohë për të gjetur një zëve...
SPANJE - Duke kaluar përmes ‘Jijantes’, Joan Laporta u rikthye te largimi i Xavit, i cili fillimisht do të vazhdonte në krye të ...
ITALI - Fiorentina sapo ka zbuluar emrin e trajnerit të saj të ri këtë të martë. Raffaele Palladino ka nënshkruar një ko...
ANGLI - Manchester City, i blerë në vitin 2008 nga një fond investimi i Emirates, sulmoi Premier League dhe rregulloret e saj mbi kontratat e spo...