Sport

KOMBËTARJA/ Seanca e radhës stërvitore në Austri, të gjithë nën urdhrat e Sylvinho

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore.

5 Qershor 2024, 15:48 Nga DOSJA
KOMBËTARJA/ Seanca e radhës stërvitore në Austri, të

AUSTRI - Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije, se i gjithë grupi i kuqezinjve të grumbulluar në Austri është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, po në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll