Sport

Këput ligamentin e gjurit të djathtë ndaj Italisë, mbrojtësi turk humb “Euro 2024”...

Mbrojtësi turk Ozan Kabak pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Itali (0-0) mbrëmjen e së martës. Ai do të humbasë euron.

5 Qershor 2024, 14:57 Nga DOSJA

Këput ligamentin e gjurit të djathtë ndaj Italisë,

ITALI - Ozan Kabak do të mungojë në “Euro 2024”. I larguar me barelë gjatë ndeshjes miqësore në Itali (0-0) të martën në mbrëmje, qendërmbrojtësi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë. Një lajm shumë i keq ka bërë të ditur Federata Turke e Futbollit (TFF) këtë të mërkurë.

Lojtari i Hoffenheim-it po largohet nga grumbullimi i kombëtares së tij dhe do të humbasë “Euro 2024”.

Këput ligamentin e gjurit të djathtë ndaj Italisë,

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella nuk do të thërrasë asnjë lojtar shtesë, pasi kishte një listë me 35 emra, të cilën do t'i duhet ta zvogëlojë në 26 lojtarë përpara datës 7 qershor.

Turqia bën pjesë në grupin F, ku do të sfidojë Gjeorgjinë, Portugalinë dhe Çekinë gjatë Euros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll