Politike

"Zv.kryeministra dhe ministra, të përfshirë në struktura abuzuese", Teliti: Do të protestojmë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrim këtë diktaturë

Ai më tej shtoi se në Tiranë sytë shohin kulla dhe zullume. Teliti tha se do të protestojnë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrin këtë diktaturë.

4 Qershor 2024, 11:47 Nga N.F
"Zv.kryeministra dhe ministra, të përfshirë në
Dorjan Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashksië së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti tha se Veliaj dhe Rama zhdukën Malin e Dajtit dhe Sahatin.

Ai më tej shtoi se në Tiranë sytë shohin kulla dhe zullume. Teliti tha se do të protestojnë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrin këtë diktaturë.

“Jam lindur dhe rritur në këtë qytet. Kur ishim fëmijë, arrinim ta shihnim malin e Dajtit. Sot Veliaj dhe Rama e zhdukën malin e Dajtit, siç zhdukën Sahatin. Sytë tanë shohin vetëm kulla dhe zullume. I keni parë lajmet në mediat ndërkombëtare, italiane, se si kryeministri dhe zv.kryeministra dhe ministra, që janë të përfshirë në struktura abuzuese.

Zhdukën 60 mln euro tha Ahmetaj, por pyesni se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit. Këta kanë marrë paratë e taksapaguesve. Taksat janë rritur nga 2 deri ne 10 herë. Ku janë këndet e lojërave? Sot nuk kam asnjë lulishte që të nxjerr vajzat e mia të luajnë. Do të protestojmë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrim këtë diktaturë,” tha ai.

dorjan teliti protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll