Bota

Netanyahu : Lufta në Gaza mund të ndalojë për 42 ditë për lirimin e pengjeve por jo fundin e konfliktit

Gjithashtu Netanyahu u tha ligjvënësve se versionit të marrëveshjes së paqes të presidentit amerikan Joe Biden i mungonin elementët kryesorë të propozimit të Izraelit.

3 Qershor 2024, 16:30 Nga E. D
Netanyahu : Lufta në Gaza mund të ndalojë për 42 ditë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mund të bjerë dakord për një pauzë 42-ditore në luftimet në Rripin e Gazës në mënyrë që të lirojë pengjet e mbajtura në enklavë dhe më pas të vazhdojë me operacionin. 

“Izraeli mund të ndalojë luftimet për 42 ditë për të kthyer robërit. Por ne nuk mund ta ndalim luftën. Iranianët dhe të gjithë armiqtë tanë po na shikojnë, duke dashur të shohin nëse do të dorëzohemi,” tha Netanyahu. 

Gjithashtu Netanyahu u tha ligjvënësve se versionit të marrëveshjes së paqes të presidentit amerikan Joe Biden i mungonin elementët kryesorë të propozimit të Izraelit. Ai gjithashtu thuhet se ka thënë se kishte “boshllëqe” midis versionit izraelit dhe versionit të Biden.

“Lufta do të ndalet për të rikthyer pengjet dhe më pas ne do të zhvillojmë diskutime. Propozimi i paraqitur nga Biden është i paplotë,” tha kryeministri izraelit. 

lufta ne lindjen e mesme benjamin netanyahu

Sondazh

Poll