Bota

Rrufeja godet një pemë në Republikën Çeke/ 18 persona të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Siç raportohet pesë fëmijë ishin mes të plagosurve.

3 Qershor 2024, 15:30 Nga E. D
Rrufeja godet një pemë në Republikën Çeke/ 18 persona
foto ilustruese

ÇEKI- Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në Republikën Çeke pasi rrufeja goditi një pemë nën të cilën ishin strehuar nga shiu i dendur. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës në parkun e Kalasë Liberec-Vratislavice, që ndodhet në Liberec, rreth 90 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Pragë. 

Siç raportohet pesë fëmijë ishin mes të plagosurve. Bëhet me dije se fëmijët ishin midis moshës 2 dhe 16 vjeç. Republika Çeke u godit nga reshje të dendura shiu dhe stuhi gjatë fundjavës, dhe gjithashtu pati raportime për përmbytje në pjesë të ndryshme të vendit.

çeki rrufe te plagosur

Sondazh

Poll