Bota

VIDEO/ Të përqafuar së bashku kur rrjedha e lumit i mori para, gjenden dy vajzat e mbytura

Siç raportohet ata kishin dhënë alarmin me telefon pasi ndodheshin në një ishull të vogël dhe uji po ngrihej me shpejtësi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë.

3 Qershor 2024, 15:44 Nga E. D
VIDEO/ Të përqafuar së bashku kur rrjedha e lumit i mori para,
pamje nga vendngjarja

ITALI- Përqafimi i tre personave në mes të rrymës nga përmbytjet është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale. Bëhet fjalë për dy vajza u gjetën të vdekura, ndërsa i riu i tretë ende nuk është gjetur, të cilë u zhdukën për shkakë të përmbytjes së lumit Natisone. Siç raportohet ata kishin dhënë alarmin me telefon pasi ndodheshin në një ishull të vogël dhe uji po ngrihej me shpejtësi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë.

 

Gjithashtu pamjet tregojnë momentin në të cilin tre të rinjtë janë marrë nga vala e përmbytjes. Ndërsa zjarrfikësit kanë hedhur edhe një litar pranë urës, por asnjë nga të rinjtë nuk ka arritur ta kapë. 

Natisone është një lumë prej 55 kilometrash që buron në Itali dhe gjithashtu përshkon Slloveninë, duke u kthyer më pas në Friuli përmes luginave Natisone, e ashtuquajtura Slavia Friuliane, ku gjuha më e folur është ajo e pakicës sllovene. Është një lumë i rrëmbyeshëm i cili për këtë arsye është subjekt i përmbytjeve të papritura dhe të papritura. 

itali permbytje

Sondazh

Poll