Bota

Zjarr masiv në Kaliforni mes temperaturave ekstreme, mijëra njerëz të evakuuar

Zyrtarët kishin paralajmëruar kohët e fundit temperaturat e nxehta dhe bari i thatë janë problem që nxisin situatat e zjarreve, dhe Departamenti i Pyjeve në Kaliforni kishte urdhëruar pezullimin e djegieve të mbeturinave jashtë banesave.

3 Qershor 2024, 16:09 Nga E. D
Zjarr masiv në Kaliforni mes temperaturave ekstreme, mijëra
pamje nga vendngjarja

KALIFORNI- Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen, ku rreth 14 mijë hektarë janë djegur në Kaliforni. Siç raportohet disa nga zjarrfikësit kanë mbetur të plagosur gjatë përpjekjeve për të shuar flakët. Sipas shërbimit Kombëtar të Motit rreziku vijon të jetë ende i madh pasi mund të përhapen edhe më shpejt në zona të tjera, nga erërat që vijojnë. 

Zyrtarët kishin paralajmëruar kohët e fundit temperaturat e nxehta dhe bari i thatë janë problem që nxisin situatat e zjarreve, dhe Departamenti i Pyjeve në Kaliforni kishte urdhëruar pezullimin e djegieve të mbeturinave jashtë banesave. Gjithashtu mbi 1 mijë e 200 vatra masive në të gjithë shtetin janë raportuar deri tani këtë vit.

kaliforni zjarr

Sondazh

Poll