Bota

Sulmi ndaj Ambasadës izraelite në Bukuresht, ndalohet një i dyshuar

Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.

3 Qershor 2024, 16:14 Nga M.B
Sulmi ndaj Ambasadës izraelite në Bukuresht, ndalohet një i
Zyrtarë policorë afër Ambasadës izraelite në Bukuresht.

BUKURESHT- Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 3 qershor, pasi dyshohet se e ka sulmuar hyrjen e Ambasadës së Izraelit me koktej molotovi. Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.

I dyshuari është ndaluar nga zyrtarë kundërterrorizmit. Ka raportime se ai ka tentuar të djegë veten para ambasadës. Ambasada e Izraelit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari besohet se është me origjinë siriane.

Disa burime të afërta me hetimet kanë thënë se burri i dyshuar nuk është deklaruar si pro-palestinez, dhe besohet se arsyet për këtë akt kanë qenë personale, sikurse refuzimi i aplikimit për vizë në Izrael./ REL

bukuresht

Sondazh

Poll