Bota

Tërmeti me magnitudë 6 ballë "shkund" Japoninë

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash (6.21 milje) dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami.

3 Qershor 2024, 15:14 Nga E. D
Tërmeti me magnitudë 6 ballë "shkund" Japoninë
foto ilustruese

JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka goditur provincën e Ishikaua të Japonisë këtë mëngjes të së hënës. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë tërmeti ndodhi në orën 6:31 të mëngjesit në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto. 

Gjithashtu gadishulli i Notos është goditu nga një tërmet me magnitudë 7.6 në ditën e Vitit të Ri, i cili vrau 260 njerëz. Ku më shumë se 3,000 njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash (6.21 milje) dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami. Megjithatë pesë shtëpi janë dëmtuar në qytetin historik Wajima, por deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Ishikawa dhe në provincat fqinje duke përfshirë Fukui dhe Niigata. Në rajon vazhdojnë të raportohen pasgoditje.

japoni termet

Sondazh

Poll