3 Qershor 2024, 15:42
Nga M.B
Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani
PRESHEVA- Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani shpalli fitoren në zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën të dielën në Serbi.
Në komunën e Preshevës në konkurrencë ishin 6 parti politike shqiptare dhe një parti serbe. Sipas rezultateve paraprake në kuvendin e kësaj komune 37 përfaqësues janë nga radhët e komuniteti shqiptar dhe një nga radhët e komunitetit serb. Sinani e cilësoi fitoren e saj si historike.
“Subjekti ynë politik i ka rreth 4 mijë e 78 vota për momentin nga rreth 14 mijë votues që morën pjesë”, tha ajo, duke e nënvizuar se “ky proces ishte shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës dhe me maturi dhe këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhshëm. Qytetarët e Preshevës kanë treguar një maturi politike, procesi ka shkuar mbarë dhe gjithçka deri tash ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Sinani kishte shërbyer edhe më herët si kryetare e komunës së Preshevës ndërsa aktualisht shërbeu si këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Në komunën e Bujanovcit, po ashtu komunë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, fitoren e shpalli Arbër Pajaziti nga lista zgjedhore Fronti për Ndryshim.
Përfaqësuesit e shqiptarëve thonë se vështirësitë më të cilat përballet rajoni, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe posaçërisht procesi i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve, kanë ndikuar në ekuilibrin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon./ VOA
zgjedhjet ne presheve
Bota
3 Qershor 2024, 15:33
M.B
Flamuri i Kosovës i vendosur në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
...
Bota
3 Qershor 2024, 15:30
E. D
foto ilustruese
ÇEKI- Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në Republikën Çeke pasi rrufeja godi...
Bota
3 Qershor 2024, 15:21
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një fëmijë 3-vjeç dhe një grua 42-vjeçe kanë humbur jetën në një aksident n&e...
Bota
3 Qershor 2024, 15:14
E. D
foto ilustruese
JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka goditur provincën e Ishikaua të Japonisë këtë m&eum...
Bota
3 Qershor 2024, 14:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pothuajse të gjitha bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, kanë në shitje prona, të ...
Bota
3 Qershor 2024, 14:17
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Në Nish flitet për një “barazim”, por SNS fitoi pothuajse në të gjitha vendet e tjera të m...
Bota
3 Qershor 2024, 14:09
S.B
Donald Trump
SHBA- Brenda pak orësh, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump numëron më shumë se tre milion&eum...
Bota
3 Qershor 2024, 14:11
r.ll
foto ilustruese
KABUL- Afganistani nisi një tjetër fushatë të vaksinimit kundër poliomielitit, e cila synon mbrojtjen e rreth 11.2...
Bota
3 Qershor 2024, 14:03
r.ll
millorad dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Për disa është “retorikë boshe” dhe “asgjë e re”, por pë...
Bota
3 Qershor 2024, 13:09
r.ll
claudia sheinbaum
MEKSIKË- Claudia Sheinbaum u zgjodh presidentja e parë e Meksikës. Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikë...