Art&Argëtim

VIDEO/ "Puthje e sikletshme", Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen së bashku në Los Angeles

Dyshja është filmuar duke i dhënë një puthje të shpejtë në faqe njëri-tjetrit ndërsa ishin rrugës për në ndeshjen e basketbollit të djalit 12-vjeçar të aktorit në Los Anxhelos.

3 Qershor 2024, 11:33 Nga S.B
VIDEO/ "Puthje e sikletshme", Jennifer Lopez dhe Ben
Jennifer dhe Ben

SHBA- Çifti më i përfolur i momentit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se duan të mohojnë me ngulm ndarjen e supozuar para syve të publikut. Dyshja është filmuar duke i dhënë një puthje të shpejtë në faqe njëri-tjetrit ndërsa ishin rrugës për në ndeshjen e basketbollit të djalit 12-vjeçar të aktorit në Los Anxhelos.

Daily Mail ka shkruar për momentin e puthjes: Ata shkëmbyen një puthje shumë të sikletshme ndërsa dukeshin të nervozuar. Të njëjtën gjë pretendon edhe ekipi i Mirror, diçka që është kujdesur ta vënë në dukje në shkrimin e tyre.

VIDEO/ "Puthje e sikletshme", Jennifer Lopez dhe Ben
Jennifer dhe Ben

Një ditë më parë, Affleck u shfaq duke mbajtur sërish unazën e martesës, pasi e kishte hequr prej ditësh. Aktori mbërriti në xhirimet e 'The Accountant 2' në Los Angeles duke shfaqur haptazi unazën para paparacëve.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll