Art&Argëtim

VIDEO/ Mban ende inicialin e ish-bashkëshortit, Sofia Vergara zbulon arsyen: Ricikloni, ricikloni...

Gjatë një interviste të sinqertë në ‘The Talk’, Vergara ndau historinë pas dy tatuazheve të saj dhe zbuloi se si po ripërdor një që përkujton Manganiellonn.

1 Qershor 2024, 11:37 Nga S.B
VIDEO/ Mban ende inicialin e ish-bashkëshortit, Sofia Vergara zbulon
Sofia Vergara

SHBA- Aktorja e njohur Sofía Vergara e cila në trupin e saj ka vetëm dy tatuazhe, ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të mbajtur inicialin e ish-bashkëshortit të saj edhe pas divorcit pa e mbuluar. Gjatë një interviste të sinqertë në ‘The Talk’, Vergara ndau historinë pas dy tatuazheve të saj dhe zbuloi se si po ripërdor një që përkujton Manganiellonn.

Vergara shpjegoi se ajo ka vetëm dy tatuazhe, secila me rëndësi të thellë personale. Në kyçin e dorës së majtë ka inicialin e vëllait të saj të ndjerë ndërsa në kyçin e saj të djathtë, ajo ka shkronjën "J", e cila fillimisht qëndronte për Joe Manganiello.

"Ky ishte iniciali i Joe Manganiello," tha Vergara. "Por tani ai nuk është më."

Megjithatë, Vergara nuk ka plane për të hequr apo ndryshuar tatuazhin, falë një rastësie.

"Sa me fat mund të jem që djali me të cilin jam lidhur tani ka të njëjtin inicial?" zbuloi ajo, duke iu referuar të dashurit të saj të ri Justin Saliman. Me një buzëqeshje djallëzore, ajo shtoi: Ricikloni, ricikloni, duke e kthyer situatën në një shaka e duke e lënë publikun të impresionuar.

Çifti njoftoi ndarjen në korrik 2023 dhe finalizoi divorcin e tyre në shkurt.

@thetalkcbs @Sofia Vergara only dates guys with J names ???????? Sofia Vergara tomorrow at 2pmET/1pmPT! #sofiavergara #manologonzalezvergara #tattoos #recycle ♬ original sound - The Talk

sofia vergara

Sondazh

Poll