Art&Argëtim

Chiara Ferragni harron Fedez, "manifeston" publikisht aktorin e njohur australian (FOTO)

Ditët e fundit ka qarkulluar një thashethem që bën bashkë Chiarën dhe një prej aktorëve më të njohur australian.

1 Qershor 2024, 11:06 Nga S.B
Chiara Ferragni harron Fedez, "manifeston" publikisht aktorin e njohur
Chiara Ferragni

ITALI- Influencuesja italiane Chiara Ferragni mesa duket po ecën para që pas ndarjes nga Fedez. Ditët e fundit ka qarkulluar një thashethem që bën bashkë Chiarën dhe një prej aktorëve më të njohur australian.

Bëhet fjalë për yllin e “Saltburn” Jacob Elordi, i cili është shumë i preferuar nga vajzat në mbarë botën, ku listës i shtohet dhe influencuesja. Ka qenë Chiara e cila nëpërmjet një postimi në TikTok ka shpërndarë një foto ku mban në duar një qiri të bardhë të futur në një mbajtëse prej qelqi.

Chiara Ferragni harron Fedez, "manifeston" publikisht aktorin e njohur
Chiara Ferragni

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte stampimi mbi mbajtësen e qelqit ku shfaqej portreti i Elordit i veshur si një shenjtor.

“Duke e manifestuar” ka shkruar Ferragni duke lënë të kuptohet se tërhiqet nga aktori.  

chiara ferragni fedez jacob elordi

Sondazh

Poll