Art&Argëtim

"Angelina nuk ishte në dijeni"/ Si veproi Shiloh për të "hequr qafe" mbiemrin e të atit?

Burime familjare konfirmojnë se Shiloh, e cila më 27 maj mbushi 18 vjeç, ishte ajo që vendosi të ndryshojë mbiemrin.

3 Qershor 2024, 10:59 Nga S.B
"Angelina nuk ishte në dijeni"/ Si veproi Shiloh për të
Angelina, Shiloh dhe Brad

SHBA- Vajza e aktorit të njohur Brad Pitt, Shiloh punësoi dhe pagoi për avokatin e saj kur ajo bëri kërkesë për të hequr mbiemrin Pitt në ditëlindjen e saj të 18-të. Burime familjare konfirmojnë se Shiloh, e cila më 27 maj mbushi 18 vjeç, ishte ajo që vendosi të ndryshojë mbiemrin.

“Shiloh punësoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë, kështu që Angelina nuk e dinte dhe nuk mund të fliste për të.” tha burimi pranë familjes.

Dokumentet për të ndryshuar mbiemrin e Shiloh u dorëzuan të hënën, kur ajo mbushi 18 vjeç. Zbulimi se Shiloh pagoi vetë, lë të kuptohet se konflikti mes ish-çiftit po vazhdon ende.

Mësohet se Brad Pitt është tronditur, pas vendimit të vajzës së saj të madhe, Shiloh, për të refuzuar mbiemrin e tij dhe për të mbajtur atë të nënës së saj. Tri vajzat e tyre, Vivienne, Zahara dhe Shiloh kanë vendosur të përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar kështu se nuk duan të kenë asnjë kontakt me aktorin.

Dy muaj më parë, aktori tërhoqi kërkesën për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që ka me ish-bashkëshorten.

shiloh jolie-pitt angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll