Art&Argëtim

I kërkoi të heq dorë nga pasuria e çiftit, Xhensila Myrtezaj nuk pranon kushtin e Besit, dyshja përfundon në dyert e gjykatës

Pas kthimit të padisë së Xhensilës nga ana e Gjykatës për çështje procedurale, mësohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe për padinë e aktorit të humorit Bes Kallaku.

1 Qershor 2024, 13:10 Nga S.B
I kërkoi të heq dorë nga pasuria e çiftit, Xhensila
Xhensila dhe Besi

TIRANË- Ish-çifti i njohur i showbizit Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku tashmë janë drejt divorcit dhe për këtë të fundit kanë dalë detaje të reja në dritë. Pas kthimit të padisë së Xhensilës nga ana e Gjykatës për çështje procedurale, mësohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe për padinë e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Bëhet me dije se ish-çifti kishin rënë dakord për zgjidhje martese me marrëveshje pra tek noteri në mënyrë që të shmangnin gjykatën dhe seancat e zgjatura. Ky pakt ka rënë posht në momentin kur Kallaku i ka kërkuar Myrtezaj të heqë dorë nga pasuria e çiftit.

Siç mund të kuptohet Myrtezaj nuk e ka pranuar kërkesën e aktorit, duke çuar dyshen në dyert e gjykatës. Përsa i përket padive të kthyera, dyshja i kanë ridorëzuar sipas kërkesave të përcaktuara.

Pas dorëzimit të padive pritet të caktohet një datë për seancën e rradhës së zgjidhjes së martesës.

xhensila myrtezaj bes kallaku divorc

Sondazh

Poll