Art&Argëtim

VIDEO/ Adele ndërpret koncertin dhe i kthehet ashpër audiencës: Jeni idiotë apo çfarë? Më mirë heshtni...

Gjatë koncertit në Las Vegas në Caesars Palace një pjesëtare e audiencës bërtiti: "Krenaria ta shpif". 

3 Qershor 2024, 11:15 Nga S.B
VIDEO/ Adele ndërpret koncertin dhe i kthehet ashpër audiencës:
Adele

SHBA- Këngëtarja e njohur Adele nuk ka ngurruar të ndalojë koncertin e saj për ti dalë në mbrojtje komunitetit LGBTQ+. Gjatë koncertit në Las Vegas në Caesars Palace një pjesëtare e audiencës bërtiti: "Krenaria ta shpif". 

Më pas këngëtarja mbrojti me pasion komunitetin LGBTQ+, duke iu kthyer ashpër audiencës: Keni ardhur në koncertin tim dhe më thoni krenaria ta shpif? Jeni idiotë apo çfarë? Mos u bëni kaq qesharakë. Nëse nuk keni asgjë të mirë për të thënë, më mirë heshtni.'

Adele dihet se ka shumë fansa nga komuniteti në fjalë dhe e ka treguar mbështetjen e saj në shumë raste. Vitin e kaluar, ajo festoi Muajin e Krenarisë e veshur me një fustan të zi mahnitës me një ylber i cili është edhe simboli zyrtar i tyre.

adele komunitetit lgbtq

Sondazh

Poll