Art&Argëtim

FOTO/ Hailey Bieber merr dhuratën miliona dollarëshe nga Justin

Me rastin e kësaj ngjarjeje shumë të gëzueshme, ata rinovuan betimet e dasmës në Hawaii, ku Hailey u shfaq me dhuratën e shtrenjtë që mori nga Justin.

1 Qershor 2024, 14:20 Nga S.B
FOTO/ Hailey Bieber merr dhuratën miliona dollarëshe nga Justin
Justin dhe Hailey

SHBA- Pak kohë më parë u bë e ditur se çifti Hailey dhe Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Me rastin e kësaj ngjarjeje shumë të gëzueshme, ata rinovuan betimet e dasmës në Hawaii, ku Hailey u shfaq me dhuratën e shtrenjtë që mori nga Justin.

Dhurata është një unazë diamanti shumë mbresëlënëse në formë ovale, e cila është mbi dhjetë karat në madhësi. Ajo është montuar në një unazë ari të veshur po ashtu me diamante dhe ka zënë vendin origjinal të unazës së fejesës së Bieber, të cilën ajo e mban në gishtin e vogël të dorës së djathtë edhe pse nuk dallohet shumë ndryshimi pasi janë pothuajse të ngjashme.

FOTO/ Hailey Bieber merr dhuratën miliona dollarëshe nga Justin
Hailey Bieber

Guri i parë i saj llogaritet të ketë kushtuar 500 mijë dollarë, ndërsa i riu ka një vlerë rreth 1.5 milionë dollarë. Hailey gjithashtu mban gjithmonë unazën e saj të martesës, një krijim elegant Tiffany & Co.

FOTO/ Hailey Bieber merr dhuratën miliona dollarëshe nga Justin
Hailey

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll