Politike

Gjendja e jashtëzakonshme, Basha mbledh ekspertët e ndërtimit dhe inxhinierët, ja ç’pritet të diskutohet

30 Nëntor 2019, 21:13 Nga DOSJA
Gjendja e jashtëzakonshme, Basha mbledh ekspertët e ndërtimit dhe

TIRANË– Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të mblidjet nesër me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit.

Pesë ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit, Basha ka menduar të zhvillojë një mbledhje qe në fokus do të ketë diskutimin me ekspertë të shumtë mbi ekspertizën që u duhet bërë ndërtësave dhe ndihmës që u duhet ofruar qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Njoftimi i shtypit të PD-së

Nesër në orën 18:00, në selinë e PD kryedemokrati Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkie, ish-prefektë, etj.

Tematika e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.

Ditën e sotme, Basha ka takuar banorët e Laçit, Durrësit dhe Shkozëtit që u prekën nga tërmeti.51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh ekspertet lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha mbledh ekspertet lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...

Politike 30 Nëntor 2019, 13:43

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombina...