Politike

Dy kompani mblodhën 2 milionë euro, Rama zë ngushtë ambasadorin kinez: Pres më shumë nga qeveria! Salla shkrihet se qeshur

30 Nëntor 2019, 20:29 Nga DOSJA
Dy kompani mblodhën 2 milionë euro, Rama zë ngushtë

TIRANË– Ambasadori kinez në vendin tonë deklaroi se Kina është treguar e gatshme për të sjellë ekipe në mënyrë që të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira por që për shkak të largësisë nuk kanë mbërritur në kohë.

Teksa ishte i pranishëm në takimin mes ambasadorëve të tjerë, bashkë me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Kongreseve, ambasadori shtoi se vetëm dy kompani në Kinë kanë dhuruar 2 milionë euro ndërsa vuri në dukej se do të donte një listë me të gjitha nevojat që ka Shqipëria.

Kina është gjithmonë pranë Shqipërisë. Edhe pas tërmetit ekipet kineze do të niseshin, por duke qenë se jemi shumë larg nuk mund të mbërrinim në kohë. Vetëm dy kompnai në Kinë kanëmboedhur dy milionë euro. Sa i takon donacionit në para, është duke ardhur, nëpërmjet Kryqit të Kuq kinez. Nëse keni nevojë ne jemi gati. Do të doja të kisha një listë me të gjitha nevojat që ka Shqipëria në këto momente,”- tha ambasadori kinez.

Ndërkohë Rama e vuri në siklet ambasadorin duke u shprehur se kur vetëm dy kompani kanë dhuruar 2 milionë euro, presim që qeveria të japë shumë më tepër. Të dy filluan të qeshnin. “Nëse dy kompani japin 2 mln, presim më shumë nga qeveria,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama takon ambasadoret edi rama rama takon ambasadoret

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...

Politike 30 Nëntor 2019, 13:43

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombina...