Politike

FOTO/ Basha takon banorët e dëmtuar nga termeti në Laç: Prej pesë netësh ndodhen jashtë, kanë nevojë urgjente për ndih

30 Nëntor 2019, 16:42 Nga DOSJA
FOTO/ Basha takon banorët e dëmtuar nga termeti në Laç:

LAÇ– Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar sot banorët e Laçit që u prekën nga tërmeti i fuqishëm.

Sipas kreut të PD-së, banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim.

Basha thekson më tej se qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim. U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se  prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje,”- shkruan Basha në Facebook.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne lac lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne lac lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 13:43

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombina...