Politike

30 Nëntor 2019, 13:43 Nga DOSJA

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombinatit, iu tha se fati nuk ndryshohet, prandaj ai qëndron në krevat kur bie tërmet. Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka e quan kryeministrin të pafytyrë që tallet me qytetarët, dhe se për vete qëndron në vilë, prandaj nuk ka frikë nga tërmeti.

Reagimi i plotë:

“I pafytyri! Në vend që tju jap zgjidhje apo të pakten ti qetësoje qytetarët që janë në hall e në panik (se për pergjëgjesitë e tjera as nuk bëhet fjalë), bën arrogantin dhe trimin…;” unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thotë. Sigurisht o i pafytyrë…edhe ne po të kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.  Pak ditë më parë ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptarëve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flenë rrugëve e nëpër makina nga qejfi shqiptarët, po sepse nuk kanë “shtëpi” si e jotja dhe nuk duan që ato pamje të tmerrshme të nënave përqafuar me femijët nën rrënoja, ti shohin e perjetojnë përseri.

Mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po të paktën në këto momente, ku gjithë bota është solidarizuar me shqiptarët, bëj minimumin e asaj që po bëjnë të tjerët për ne.”

 

Në fakt, deklarata e Palokës është goxha kontradiktore, pasi nëse flasim për vila, të dy liderët politikë, si Edi Rama dhe Lulzim Basha, nuk janë për të ‘qarë hallin’. Vetëm një muaj më parë u zbulua në media, se kryedemokrati është zhvendosur në vilat luksoze të Agron Papulit, ndërsa Rama jeton i qetë prej vitesh në vilën e tij në Surrel.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi paloka edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll