Politike

Rama takim me ambasadorët katër ditë pas tragjedisë: Na ndihmoni, i kam dërguar letër edhe Presidentit Trump (VD)

30 Nëntor 2019, 17:14 Nga DOSJA
Rama takim me ambasadorët katër ditë pas tragjedisë: Na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të gjithë ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Birgadave, Rama falenderoi të gjithë vendet për kontributin e dhënë.

Gjatë mbledhjes kryeministri shtoi gjithashtu se i ka dërguar një letër edhe presidentit Donald Trump dhe se gjithçka është përmirësuar për Shqipërinë. Mbledhja pati edhe batuta.

Pikë së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve që kanë qëndruar pranë popullit shqiptar dhe na keni dëshmuar vullnetin tuaj për të na ardhur në ndihmë. Do doja të falenderoja Luigi Sorecan në fillim dhe Leylan që më kanë dërguar mesazhe në emër të të gjithë shteteve të BE-së.

U ndjeva mjaft i emocionuar në ato momente. Më lejoni të ndaj me ju emocionet dhe ndjenjat që pata në momentin mjaft të vecantë që pati një reagim të menjëherëshëm nga Italia, Greqia, Turqia, Franca që qenë nga të parët fare që treguan dhimbjen e tyre dhe të tjerët njëri pas tjetrit.

S’e përshkruaj dot me fjalë. Ka qenë një gjë mjaft e shkëlqyer ajo që kanë bërë fqinjët tanë, Zaev, Vuçiç dhe shumë të tjerë, për të mos harruar vëllerëzit tanë në Kosovë. Ndjesë nëse harrojë dikë, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Ekipi i shpëtimit rumun, erdhi pa ia kërkuar. Edhe zviceranët gjithashtu. Erdhën pa ua kërkuar njëri dhe punuan në mënyrë të shkëlqyer.

Kam qenë edhe vetë prezent në momentin që nxorën nga një tunel 6.5 metra një djalë, gjatë kohës që ekipet tona ishin të shteruar,”– tha Rama ndër të tjera.

Kjo mbledhje vjen katër ditë pas tërmetit tragjik.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet dhe mbrëmjen e sotme një tjetër tërmet ka bërë që qytetarët të braktisin banesat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama takon ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama takon ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 13:43

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombina...