Politike

VIDEO/ “Ku është kafja ime”, Rama ngre zërin mes ambasadorëve: Më falni, jam pa gjumë dhe s’di të ndaloj

30 Nëntor 2019, 17:36 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ku është kafja ime”, Rama ngre zërin mes

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të pijë një kafe në momentin që po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

Teksa po i falenderonte të gjithë për ndihmat që ka marrë në momentin që Shqipëria kaloi një periudhë tragjedie pas tërmetit të 26 nënëtorit, Rama kërkoi kafe.

Më falni se ndonjëherë nuk di të ndaloj…Pagjumësia ma bën këtë gjë, harrohem dhe s’di të ndaloj. Por ku është kafja ime? Ku është kafja ime e 16? Ja më erdhi kafeja…! Perfekte! Shpresoj që edhe proçesi i rindërtimit të Shqipërisë të vijë kështu si një kafe, e porosit dhe vjen, në mënyrë magjike,”– tha Rama duke ngritur zërin ndër të tjera.

Në takim me ambasadorët po diskutohet për sfidën e rindërtimit të banesa që u shkatërruan nga tërmeti.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama takon ambasadoret edi rama rama takon ambasadoret

Sondazh

Poll

Politike 30 Nëntor 2019, 13:43

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që teksa përpiqej të qetësonte banorët e Kombina...