Politike

‘Largohuni nga Durrësi, reshjet do rrëzojnë ndërtesat’/ PANIKU që hapi portali i Alketa Vejsiut, pse nuk veproi AKEP dh

30 Nëntor 2019, 12:02 Nga DOSJA

TIRANE- Ka bërë bujë tashmë lufta që kryeministri Edi Rama i ka shpallur medias online ku jo më larg se dje, AKEP me kërkesë të Policisë së Shtetit ka bërë mbylljen e domain-it të faqes interaktive Jeta Osh Qef. Dosja.al përshëndet fillimisht reagimin e vonuar të AKEP për të luftuar këdo që përhap panik apo shpërndan lajme të rreme, ndërkohë që ky insitucion hesht përditë përballë plagjiaturës dhe fenomenit ‘Copy-paste’ në median online. Megjithatë, kjo është një temë më e gjatë, dhe kësisoj, s’kemi dëshirë të lodhim lexuesit tanë, e as shtetarët.

Dosja.al sjell një rast të thjeshtë të funksionimit të “ligjit në dorë të Maliqit”. Në të njëjtën kohë, kur JOQ Albania botoi në Instagram një informacion të paverifikuar se në morgun e Tiranës ka 100 viktima, dhe kur Xhulja, vajza që u arrestua për shpërndarjen e një lajmi që kishte si burim një portal italian, të tjerët nuk janë më puritanë. Konkretisht, sjellim rastin e portalit që drejtohet nga një nga gratë më të fuqishme të ekranit në Shqipëri. Është Revista Class, e cila është në pronësi të Alketa Vejsiut, që dy ditë më parë, siç shihet edhe në këtë foto, ka shpërndarë në Insta story, një thirrje ku iu drejtohej qytetarëve të Durrësit të largohen nga banesat e tyre, pasi reshjet e shiut do të rrëzonin ndërtesat. 

Postimi i Revistës Class:

Dyshojmë se Policia ende nuk e ka parë këtë postim, prandaj menduam t’ju lehtësojmë punën…

 

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alketa vejsiu edi rama rama mbyll joq revista class tragjedia e 26 nentorit 2019 alketa vejsiu edi rama rama mbyll joq revista class tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll