Politike

AKEP bllokoi JOQ/ Reagon PD: Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike

30 Nëntor 2019, 11:47 Nga DOSJA
AKEP bllokoi JOQ/ Reagon PD: Rama po përdor gjendjen e emergjencës

Tiranë- Për bllokimin  e portalit JOQ nga AKEP ka reaguar edhe PD-ja, nëpërmjet ish-deputetees Albana Vokshit. Ai thekson se Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike.

Reagimi:

Edi Rama po e përdor fatkeqësinë kombëtare dhe gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike. Portali Jeta Osh Qejf është njëri prej tyre, prandaj Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e kësaj media online.

Jeta Osh Qejf, prej vitesh është ndër portalet më të klikuara në Shqipëri. Në një format ndryshe, portali u bë i njohur për publikimin pa censurë të shqetësimit të qytetarëve, për denoncimin e keqqeverisjes, mungesës së shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe korrupsionin e tyre, pavarësisht se kush qeveris vendin.

Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësë kombëtare, JoQ, ka qenë ndër portalet më aktive duke informuar në kohë reale për situatën e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti, si dhe duke bërë transparencë në lidhje me keqmenaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, abuzimin me fondet e emergjencës, vjedhjen e ndihmave.

Urdhri për të mbyllur Jeta Osh Qef dhe procedimi penal për administratorët e JoQ nuk ka lidhje me lajmet e pavërteta, të cilat mund të ndodhin, kur qeveria ka lënë qytetarët dhe mediat në terr informativ. Mbyllja e JoQ është hakmarrje personale e Edi Ramës për një media online që refuzon teatrin e kryeministrit nga germadhat e tërmetit.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi rama mbyll joq albana vokshi rama mbyll joq

Sondazh

Poll