Aktualitet

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Gjykata e Tiranës cakton masën arrest me burg për dy të arrestuarit, Nano dhe Alia mohojnë akuzat: Ngjarja nuk ka qenë e organizuar!

Organizatori i sulmit, Dritan Nano dhe dhëndrit të tij, Dorian Alia i përfshirë në dhunimin e avokatit Mëngjesi u lanë në arrest me burg. 

1 Qershor 2024, 11:49 Nga N.F
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Gjykata e Tiranës cakton masën
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Gjykata e Tiranës gjatë seancës së sotme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Organizatori i sulmit, Dritan Nano dhe dhëndrit të tij, Dorian Alia i përfshirë në dhunimin e avokatit Mëngjesi u lanë në arrest me burg. 

E njëjta masë u caktua edhe për tre personat e tjerë, të cilët janë në kërkim. Prokuroria kishte kërkuar burg për dy personat, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim. Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia. Ndërkohë mësohet se gjatë seancës Dritan Nano dhe Dorian Alia nuk e kanë pranuar akuzën, duke deklaruar se ngjarja nuk ka qenë e organizuar.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku.  Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

 

dhunimi i sokol mengjesit

Sondazh

Poll