Aktualitet

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, dy të arrestuarit mësojnë sot masën e sigurisë, Prokuroria kërkon burg për autorët

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

1 Qershor 2024, 08:42 Nga N.F
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, dy të arrestuarit mësojnë
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për autorët e sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Në lidhje me ngjarjen e rëndë Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian. Pas ngjarjes u zbulua se Nano ishte organizatori dhe Alia ishte autor ndërsa pas sulmit u dorëzua në polici.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim. Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku.  Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

 

 

dhunimi i sokol mengjesit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...