Aktualitet

EMRI/ Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë

Dyshohet se 43-vjeçari, Robert Kulla ka dhunuar njerkën e tij.

1 Qershor 2024, 09:39 Nga N.F
EMRI/ Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës
Robert Kulla

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar djalin e “gjeneralit” të bandës famëkeqe, Nehat Kullës. Gazetarja, Dorjana Bezat bën me dije se i biri i Nehat Kullës është arrestuar për dhunë në familje.

Dyshohet se 43-vjeçari, Robert Kulla ka dhunuar njerkën e tij.  Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

robert kulla nehat kulla arrestim tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...