Aktualitet

1 Qershori "paralizon" disa rrugë në Tiranë, si ndryshon qarkullimi i mjeteve dhe oraret e kufizimeve

Në kuadër të Festës do të organizohen disa aktivitete për fëmijë dhe është raportuar se qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.

1 Qershor 2024, 08:19 Nga N.F
1 Qershori "paralizon" disa rrugë në Tiranë, si
Foto ilustruese

TIRANË - 1 qershori e njohur si Festa e Fëmijëve është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Në kuadër të Festës do të organizohen disa aktivitete për fëmijë dhe është raportuar se qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06:00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.


Njoftimi:

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, do të bëhet në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Gjithashtu ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.ë.Bush”.

3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

1 qershori qarkullimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...