Aktualitet

Hodhi molotov në protestën e opozitës para Bashkisë, lirohet nga qelia Sokol Bushkolaj, Gjykata e lë në arrest shtëpie

Mësohet se Gjykata caktoi masën e arrestit në shtëpi për Bushkolajn.

1 Qershor 2024, 11:22 Nga N.F
Hodhi molotov në protestën e opozitës para Bashkisë, lirohet
Foto ilustruese

TIRANË- Protestuesi i arrestuar, Sokol Bushkolaj është liruar nga qelia. Bushkolaj u arrestua për hedhje molotovi gjatë protestës së fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se Gjykata caktoi masën e arrestit në shtëpi për Bushkolajn.

 49-vjeçari, banues në Thumanë kur u arrestua akuzohej për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Ndalimi i tij erdhi me datë 8 maji, një ditë pas protestës së 7 majit të opozitës para bashkisë.  

tirane protesta para bashkise se tiranes sokol bushkolaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...