Aktualitet

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Gjendja shëndetësore e avokatit e njëjtë, nëse nuk do ketë përkeqësim të hënën do të tentohet zgjimi i tij

Mësohet se avokati vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.

1 Qershor 2024, 11:10 Nga N.F
Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Gjendja shëndetësore e avokatit e
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi që pas futjes në intubim mbetet e njëjtë. Mësohet se gjendja e tij është me të njëjtat parametra. Mësohet se avokati vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.


Sipas burimeve nga spitali i Traumës për "Balkanweb" do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi. Pra 48 orët e ardhshme janë deçizive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku.  Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

dhunimi i sokol mengjesit spitali i traumes

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...