Aktualitet

Nga ngacmimi seksual deri te dhuna në familje, arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme në Tiranë

Më tej policia bën me dije se një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

1 Qershor 2024, 09:51 Nga N.F
Nga ngacmimi seksual deri te dhuna në familje, arrestohen 6 persona
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe nhë 64-vjeçar i dënuar për ngacmim seksual. 

Më tej policia bën me dije se një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërkohë tre katër të arrestuarit e tjer janë vënë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim P. Ç., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Ngacmimi seksual".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje", "Vetëgjyqësia", dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: A. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale; A. Sh., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

A. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane arrestim

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:22 N.F

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...

Aktualitet 1 Qershor 2024, 07:16 N.F

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...