Politike

VIDEOLAJM/ Ilir Beqaj merr dosjen hetimore të Sterilizimit, del me valixhe e kuti nga zyrat e SPAK

Në videon e mëposhtme, shihet Beqaj i shoqëruar nga avokati i tij, teksa del me aktet hetimore të dosjes së sterilizimit.

31 Maj 2024, 11:29 Nga I.A
VIDEOLAJM/ Ilir Beqaj merr dosjen hetimore të Sterilizimit, del me valixhe
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë ditën e sotme të dal nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme me valixhe dhe me kuti me dokumenta. Në videon e mëposhtme, shihet Beqaj i shoqëruar nga avokati i tij, teksa del me aktet hetimore të dosjes së sterilizimit.

 

SPAK i kërkoi Beqajt një shumë prej 10 milionë lekësh, në mënyrë që të merrte dosjen e plotë, por pasi ky i fundit e refuzoi këtë, Gjykata e Posaçme ia vuri në dispozicion dosjes. 

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. 

ilir beqaj afera e sterilizimit

Sondazh

Poll