Politike

SPAK po shkrin kupolën e PS? Balla: PS nuk rrezikohet nëse një ministër ose kryebashkiak vihet para drejtësisë

Balla tha se mazhoranca ka vetëm një interes që shembullin e SPAK, ta shtrijmë edhe në institucione të tjera.

30 Maj 2024, 22:50 Nga r.ll
SPAK po shkrin kupolën e PS? Balla: PS nuk rrezikohet nëse një
taulant balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm ka komentuar mbrëmjen e sotme në "Opinion" rezolutën antikorrupsion dhe Prokurorinë e Posaçme. Balla tha se mazhoranca ka vetëm një interes që shembullin e SPAK, ta shtrijnë edhe në institucione të tjera.

Komentit se "SPAK po shkrin kupolën e Partisë Socialiste", ministri iu përgjigj duke i thënë se nuk sheh rrezik për partinës nëse ministra apo kryebashkiakë vihen para drejtësisë. 

Pjesë nga biseda:

Balla: Mazhoranca ka vetëm një interes, shembullin pozitiv që po krijon SPAK ta shtrijmë dhe në instritucione tjera.

Fevziu: Po shkrin kupolën e Partisë Socialiste.

Balla: Partia Socialiste është ndryshë nga partitë e tjera. Partia Socialiste janë ata 800 mijë veta . Falë udhëheqjes së Edi Rama, PS ka shënuar rekord historic si për votat si për mandatët. Nuk shoh rrezik për PS, nëse një ministër, përfaqësues i PS ose një kryebashkiak vihet para drejtësisë. Reforma në Drejtësi dhe drejtësia e re falë SPAK dhe prokurorëve dhe Gjykatave   

taulant balla spak

Sondazh

Poll