Politike

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Bursa do të mbulojë tarifën e shkollimit, akomodimin dhe ndër të tjera udhëtime studimore akademike. Kandidati do të zgjidhet nëpërmjet aplikimit sipas kritereve të Kolegjit të Evropës.

29 Maj 2024, 15:22 Nga I.A
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini do të nënshkruajnë
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini

TIRANË– Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy institucioneve, më 30 maj në Tiranë.

Në përputhje me misionin e RCC për të kontribuar në ndërtimin e kapitalit njerëzor të rajonit, qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është të mundësojë që RCC të sigurojë një bursë të plotë për një student, nga ekonomitë pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Kampusin e Kolegjit të Evropës që do të hapet në Tiranë duke filluar nga viti 2024.

Bursa do të mbulojë tarifën e shkollimit, akomodimin dhe ndër të tjera udhëtime studimore akademike. Kandidati do të zgjidhet nëpërmjet aplikimit sipas kritereve të Kolegjit të Evropës.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të ndjekin ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, pas së cilës Bregu dhe zonja Mogherini do të japin deklaratë për mediat, të enjten e datës 30 maj në orën 10.45 në Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Kompleksi Piramida, Kubi nr.15 në Tiranë.

majlinda bregu federica mogherini

Sondazh

Poll