Politike

"Komisioni anti-korrupsion propagandistik"/ Salianji: U bë në mënyrë të njëanshme!

Mes të tjerash Salianji shprehet se Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

29 Maj 2024, 13:31 Nga B.Z
"Komisioni anti-korrupsion propagandistik"/ Salianji: U bë
Ervin Salianji

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë kundër komisionit antikorrupsion që pritet të miratohet në seancën e nesërme plenare në Kuvend. Në një prononcim për mediat Saliaji shprehet kundër komisionit, pasi sipas tij ky është një komision propagandistik. Mes të tjerash Salianji shprehet se Partia Demokratike dhe opozita nuk mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot. Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë. E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.”, tha Salianji.

ervin salianji opozita

Sondazh

Poll