Politike

Ndryshime në qeveri, largohen dy zëvendësministra, marrin poste ambasadorësh

Dy zëvendësministrat që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia. 

29 Maj 2024, 15:43 Nga B.Z
Ndryshime në qeveri, largohen dy zëvendësministra, marrin poste
Kryeministria

TIRANË - Dy zëvendës ministra të kabinetit qeveritar, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci. Sipas Top Channel dy zëvendësministrat që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia. 

Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada. 

Ndërkohë edhe Zëvendësministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci. Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.  Tonin Gjuraj rikthehet nga bota e Akademisë në shërbimin diplomatik si ambasador në Kroaci.

qeveri edi rama

Sondazh

Poll